Mëngjesin e së shtunës forca te shumta policore kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës. Burime për VoxNews bëjnë me dije se në këtë aksion marrin pjesë disa grupe të FNSH dhe të Shqiponjave.
Të njëjtat burime konfirmojnë se aksioni po vijon në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për më shumë se 100 efektivë që kanë nisur kontrollet që nga ora 5 e mëngjesit në këto zona.
Po kontrollohen disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal. Një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku u shoqëruan disa persona.
Kujtojmë se aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë një person ndërsa u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjas.
Të arrestuar
Ineid Rraja 23 vjeç,
Eni Kullaj, 27 vjeç,
Kujtim Përdaku, 57 vjeç
Andi Rraja 28 vjeç
Në kërkim janë shpallur shtetasit
Xhelal Rraja, 65 vjeç,
Flamur Rraja, 55 vjeç,
Rexhep Rraja
K. Rr., 31 vjeç.