Teksa numërimi i votave në Greqi vijon, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga SYRIZA për humbjen. Deklarata është përcjellë nga Alexis Tsipras, i cili ka thënë për mediat se kanë pësuar një disfatë të rëndë zgjedhore.
Kryetari i SYRIZA-s foli për nevojën e rinovimit me fytyra të reja, duke thënë se është mbyllur një cikël i madh historik për partinë, raporton “Protothema”.
Fitorja gjithëpërfshirëse e ND
Vihet re se, sipas rezultateve, Parlamenti i ardhshëm pritet të jetë tetëpartiak, ku Pleusi Eleftherias më në fund do të jetë në Parlamentin e ri.
Rezultatet sipas Ministrisë së Brendshme
ND: 40.53
SYRIZA: 17.84
PASOK/KINAL: 11.9
KKE: 7.65
Spartanët: 4.69
Zgjidhja Helenike: 4.46
FITORJA: 3.71
Lundrimi i Lirisë: 3.17
Në nivel mandatesh përqindjet “përkthehen” si më poshtë:
Demokracia e Re: 158
SYRIZA: 47
PASOK: 32
KKE: 20
Spartanët: 13
Zgjidhja Helenike: 12
Partia Fitorja: 10
Lundrimi i Lirisë: 8