Sipas pohimit të mjekëve, Papa vijon të përmirësohet çdo ditë e, për këtë arsye, mendohet se mund të dalë së shpejti nga spitali. Gemelli
R.SH. / Vatikan
“Sipas pohimit të mjekëve, Papa pushoi mirë gjatë natës, ndërsa kursi klinik vijon rregullisht, pa ndërlikime. Prej këndej, po e planifikohet për ditët e ardhshme dalja nga spitali”. Kështu bëri të ditur drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Mateo Bruni.
Gjatë paradites Papa punoi normalisht e më pas, pak para drekës, shkoi në Kapelëzën e apartamentit privat, ku u gjunjëzua në lutje dhe mori Kungimin Shenjt.