𝗣𝗗 đ—œđ—Čđ—»đ—Ž đ—¶ 𝘃đ—Č𝘁𝘃đ—Č𝘁đ—Č𝘀

spot_img
Advertisements

Ilirjan Taga

DemokratĂ«t nuk mĂ«suan dhe kĂ«saj rradhe. Po ndjekin rrugĂ«n e pĂ«rhershme. Para zgjedhjeve e kanĂ« fitoren e sigurtĂ«, pas zgjedhjeve ua kanĂ« vjedhur votat. KĂ«saj rradhe kanĂ« edhe “armikun e brendshĂ«m” tĂ« cilin duket se kanĂ« vendosur “ta shpartallojnĂ«” pĂ«rfundimisht nĂ« 2025-Ă«n.
Realiteti ka ndryshuar, demokratĂ«t vazhdojnĂ« nĂ« “shtegun” e para 20-30 viteve.
NĂ«se edhe kjo humbje nuk u mjaftoi pĂ«r reflektim, asgjĂ« nuk do tu mjaftojĂ« mĂ«. GjakftohtĂ«t duhet tĂ« fillojnĂ« e tĂ« reflektojnĂ« se “shtegu” qĂ« zgjodhĂ«n duke ndjekur tĂ« shkuarĂ«n, ishte i gabuar. Kushdo qĂ« do ta ndjekĂ« pĂ«rsĂ«ri, ta bĂ«jĂ«, por tĂ« paktĂ«n ta bĂ«jĂ« i ndĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r humbjen qĂ« do ta pasojĂ«.
DemokratĂ«t e “shumicĂ«s”, duhet tĂ« kuptojnĂ« se asgjĂ« e mirĂ« nuk vjen prej inatit. Nuk duhet tĂ« “vetmashtrohen” me 500.000 vota, tĂ« cilat prapĂ« se prapĂ« janĂ« shumĂ« pak. Aty Ă«shtĂ« edhe vota ime qĂ«, aspak nuk i pĂ«rket “shtegut” tĂ« cilin kanĂ« zgjedhur tĂ« ndjekin.
DemokratĂ«t e “shumicĂ«s” dhe tĂ« “pakicĂ«s” duhet tĂ« kuptojnĂ« qĂ« PD nĂ«se do qĂ« tĂ« mbijetojĂ« dhe tĂ« rikthehet nĂ« alternativĂ« qeverisĂ«se, duhet tĂ« ribĂ«het. Po po, tĂ« ribĂ«het nga e para, tĂ« shkrihet, tĂ« shpĂ«rndahet e tĂ« ringjizet, nĂ«se do mundet. Duhet tĂ« kuptohet se duhen njerĂ«z tĂ« rinj, nga baza deri nĂ« majĂ« tĂ« piramidĂ«s. Sepse PD Ă«shtĂ« peng, peng i njerĂ«zve tĂ« vet qĂ«, nuk heqin dorĂ« nga pozita e tyre aty, sado nĂ« nivel qendror, lokal, fshati a lagjeje tĂ« jetĂ« kjo pozitĂ«.
PD duhet të fitojë shqiptarët, jo demokratët, sepse demokratët, duhet më në fund ta kishit kuptuar që, nuk mjaftojnë.
Nuk mjafton tĂ« ikĂ« Berisha, nuk mjafton tĂ« “shkatĂ«rrohet” Basha. Duhet tĂ« ikin shumĂ« e shumĂ« tĂ« konsumuar nga aktiviteti partiak e sidomos nga pushteti. KĂ«ta e mbajnĂ« peng PD, kĂ«ta qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« pozita drejtuese partiake e sidomos shtetĂ«rore, kĂ«ta qĂ« “ia kanĂ« pa hajrin” pushtetit dhe duan t’ia shohin sĂ«rish. KĂ«ta i keni prapĂ« nĂ« krye, nga njĂ«ra anĂ« shumĂ« mĂ« shumĂ«, nga ana tjetĂ«r jo pa gjĂ«.
NĂ«se duam t’i lĂ«vizim nga istikami kĂ«ta, duket se nuk ka rrugĂ« tjetĂ«r, vetĂ«m tu heqim istikamin. Ata vetĂ« nuk lĂ«vizin.
ËndĂ«rr e bukur kjo e imja. QĂ«lloftĂ« tĂ« dalĂ«…

spot_img

Latest articles

Related articles