Belind Këlliçi nuk njeh Non Grata: Bashkim, por me Berishën kryetar të PD

Belind Këlliçi thotë se duhet të ketë bashkim të PD, por me Sali Berishën kryetar të PD, duke mos njohur as Non gratan e SHBA dhe Britaninë e madhe.

“Opozita bashkohet nga ata drejtues që anëtarët i zgjedhin vetë për t’i drejtuar. Të futen dhe të provojnë veten me votë. Duhet pranuar mekanizmi i votës. Secili ka aksionet e veta. Pse i thuhet ik një njeriu që ka aksionet më të mëdha? Atëherë eja dhe munde.”- tha Belind Këlliçi.

Ai pohon pamjaftueshmërinë e zotit Berisha për të sjellë në pushtet PD, por nuk vë në diskutim lidershipin e tij, përsa kohë ka votëbesimin e anëtarësisë.

Latest articles

Related articles