Zgjedhjet e 14 majit sollën jo pak zhvillime në politikë. E ashtuquajtura opozitë, nën drejtimin e Berisha-Metajt morën një goditje të madhe në këto zgjedhje.
Rezultati i prodhuar pothuajse e dërgoi opozitën drejt mospasjes as 5% të pushtetit vendor.
Në këtë garë mori pjesë dhe PD zyrtare e Alibeajt e cila garoi vetëm në disa bashki dhe në këshilla bashkiakë.
Pas humbjes kreu në detyrë i PD zyrtare zgjodhi të jepte dorëheqje duke pranuar të gjitha përgjegjësitë dhe duke këshilluar, që PD duhet të shkojë drejt riorganzimit.
Ndryshe nga Alibeaj, Sali Berisha dhe Ilir Metaj po gjejnë justifikimet e radhës për të justifikuar humbjen e pajustifikueshme.
Berisha i cili në disa studio pohonte se pushteti i Edi Ramës nuk do të arrinte kurrë të manipulonte rezultatin, sot thotë se Edi Rama ja ka marrë sërish rezultatin me manipulime.
E kur ende akuzon Lulzim Bashën, sot Berisha nuk e ka një përgjigje të saktë se pse dhe ai humbi ndaj Edi Ramës.
Ndërsa Alibeaj zgjedh të vendosë një standard europian, të marrjes së përgjegjësive, Berisha do të vazhdojë të mos pranojë rezultatin.
Ky veprim përveç se mban pozitat e Berishës, që duken të lëkundura nuk sjell gjë tjetër veçse zhgënjim të demokratëve dhe dobësimin e elektoratit.
E shumë pikëpyetje sot lidhen me faktin se pse dhe Sali Berisha nuk kap dot as standardin e Enkelejd Alibeajt, duke pranuar rezultatin.