Rama – Veliaj “hapin” Piramidën me vinça dhe makineri ndërtimi. Rrezik për jetën e qytetarëve

Beti Njuma

Sonte dola enkas të vizitoja Piramidën. Do thoni ju prapë ti me Piramidën?! Epo kur pashë fotot pompoze të kryeministrit dhe shpurës së tij me këtë përurim hapjeje vetëm për fushatë, për mashtrim dhe tallje me njerëzit, sidomos për ata që gënjehen nga TV dhe portalet, ata që jetojnë jashtë Tiranës dhe Shqipërisë, e që hanë pa filtra propagandën s’mund të rri pa folur.
Siç mund ta shikoni punimet vazhdojnë dhe janë shumë larg përfundimit! Brenda s’ka asgjë! Për më tepër hapja për njerëzit dhe lejimi i tyre të hipin mbi godinë kur aty ka vinç, mjete pune dhe një kantier i hapur është e rrezikshme.
Se për çfarë duhej hapur 3 ditë para zgjedhjeve për vizitorët një kantier në të cilin nuk ka mbaruar akoma më shumë se 50% e punimeve kjo është e qartë por që të vihet në rrezik jeta e njerëzve dhe për më tepër e fëmijëve që shkojnë aty, kjo është KRIMINALE. Veliaj&Rama besoj e mbaruan synimin! Tani ta mbyllin Piramidën për njerëzit e të vijojnë punimet pa spektatorë, në mënyrë që largqoftë të mos ndodhë ndonjë tragjedi.

Latest articles

Related articles