Aksidenti me 10 të plagosur në Tiranë

spot_img

Spitali Universitar i Traumës ka bërë me dije se nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Sauk, kanë marrë trajtim mjekësor 10 pacientë, 8 nga të cilët kanë lënë ambientet pasi kanë marrë mjekimin e duhur.

Aktualisht në spital ndodhen vetëm pacienti me iniciale I.A dhe një pasagjere, që po ashtu raportohet se janë në gjendje të mire shëndetësore.

Ndërkohë që Policia e Shtetit proceduar pacientin A.I, i cili dyshohet se është edhe shkaktar i aksidentit mesditën e sotme, pasi hyri kundravajtje me makinën e tij tip “Audi” duke u përplasur me autobusin e Saukut.

Latest articles

Related articles