Lavdrim Lita, drejtues i “Faktor.al” në një intervistë në Faxnews u ndal te zgjedhjet duke thënë se sondazhet e institucioneve ndërkombëtare flasin për një pjesëmarrje të ulën në zgjedhje, diku tek 27 %.
“Zgjedhjet vendore po kthehen sikur janë zgjedhje parlamentare, me premtime për paga, stadiume, porte dhe jo për probleme që kanë qytetet me shërbimet publike. I pari i qytetit duhet të qeverisë shërbime publike duke ia përmirësuar jetën qytetarëve, duke filluar nga parkingjet, uji i pijshëm dhe shumë shërbime që duhet apo mund të ofrohen nga bashkitë. Këtu është kthyer në një referendum pro dhe kundër qeverisë, nga të tre liderët në garë: Rama, Berisha dhe Meta. Kryeministri Rama premton gjëra të pakërkuara si stadiume në Korçë apo port/stadium me kullë në Durrës, ndërsa varfëria është problemi themelor i qytetarëve. Këta të ofrojnë stadiumin në kullë. Gjëra të pakërkuara dhe të papremtuara më parë.
Ndërsa Berisha dhe Meta kërkojnë referndum kundër qeverisë, edhe pse zgjedhjet parlamentare janë pas 16 muajsh“.
Sipas Litës qyetarët nuk janë në kuriozë për të tre liderët politikë.
” I kanë parë Ramën, Metën dhe Berishën të qeverisin qeverinë vendore dhe qëndrore. E kanë parë çfarë kanë bërë. Nuk janë më kuriozë për ta. E kanë parë zotin Meta që bën aleancë me Ramën, Meta që bën aleancën me Berishën dhe Metën që bën aleancë me dy njëkohësisht. Kjo bën që pjesmarrje të jetë ulët sepse shikojnë 3 fytyra që i kanë para për 30 vite dhe shikojnë që kanë të njëjtat probleme për 30 vite. Në 2023, kandidati i PS në Tiranë Erion Veliaj premton ujë 24 orë, kur ka 8 vite që qeveris kryeqytetin. Dhe ujin e paguajmë një herë në faturën dhe ujin për të pirë nga supermarketi, pra dy fatura që mbivendosen“.