Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar prindërit, si dhe në banesë i janë gjetur armë zjarri, dinamit, si dhe municion luftarak.
Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet D.G., banues në fshatin Shushicë
“Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë. Shtetasi D. G. që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.” thuhet në njoftimin e bluve të Elbasanit.
Gjatë kontrollit në banesë, uniformat blu bëjnë me dije se kanë gjetur: 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.
Policia njofton se vijon kontrollet për kapjen e shtetasit D. G. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.