Incidenti në ‘Niko Dovana’, kush është personi VIP që u rrëzua nga tribuna

Ndeshja mes Erzenit dhe Partizanit është mbyllur me një incident të pakëndshëm, pasi në fundin e sfidës, një tifoz është rrëzuar nga tribuna qendrore në pjesën para tunelit të dhomave të zhveshjes duke pësuar dëmtime. Mësohet se personi në fjalë është pikërisht presidenti i klubit shijakas, Durim Keçi.

Ky i fundit ka qenë i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e skuadrës dhe në fund të sfidës, është afruar pranë parmakëve të tribunës. Nuk dihet ende se si kanë shkuar me saktësi ngjarjes, por ai ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga tribuna duke rënë në pjesën e poshtme.

Stafet mjekësore të të dy ekipeve i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa ai është transportuar më pas me ambulancë në spitalin e qytetit të Durrësit.

Latest articles

Related articles