Rama: Çmimet e ushqimeve janë ulur!

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij ‘FLASIM’ ka vlerësuar nismën e ‘Pasqyrës së Çmimeve’ duke e cilësuar si një instrument pozitiv që po jep rezultatet e para.

“Parlamenti, me propozim të qeverisë, vendosi që për 54 produkte bazë ushqimore të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në vetëm 6%. Por kjo nuk duhet të jetë thjesht një ulje që mbetet në shifrat e ligjit.

Duhet që zbatimi në praktikë të shoqërohet me vetëdije dhe përgjegjshmëri nga tregtarët, por duhet edhe monitorim e transparencë nga ana e qeverisë. Sot kemi një instrument shumë të ri, që është aktiv dhe mesa unë kuptoj me rezultate inkurajuese.

Është ‘Pasqyra Digjitale e Çmimeve’, e reflektuar në të gjitha pikat e shitjes që i janë bashkuar kësaj nisme. Këto pika shitjeje raportojnë çmimet e 224 produkteve dhe qytetarët kanë mundësinë të bëjnë krahasime.

Kjo është një mënyrë shumë e drejtpërdrejtë për të parë se ku janë çmimet më të ulëta dhe për të garantuar që ulja e taksave të mos mbetet thjesht në letër. Pikat e shitjes raportojnë çmimet e 224 produkteve dhe qytetarët kanë mundësi të bëjnë krahasime të drejtpërdrejta” tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles