Ditari i luftës: Ukrainasit donin të kryenin “sulme masive” ndaj Rusisë, Amerika i ndaloi

Ukraina ka kryer një sërë sulmesh të kufizuar përtej kufirit me Rusinë në të kaluarën. “Washington Post” shkruan se autoritetet në Kiev më pas planifikuan të kryenin sulmin e tyre më të guximshëm në territorin rus, përpara se Uashingtoni t’i bindte të hiqnin dorë.

Sipas dokumenteve të parë nga gazeta amerikane, Ukraina planifikoi sulme masive thellë prapa vijës së armikut në përvjetorin e pushtimit rus më 24 shkurt, duke përfshirë “një lloj sulmi ndaj Moskës”.

“Washington Post” shkruan se kreu i shërbimit inteligjent ushtarak ukrainas Kirilo Budanov ai u tha oficerëve të tij të përgatiteshin për sulme masive më 24 shkurt, “me gjithçka që ushtria ka”. Por Shtëpia e Bardhë ka pasur vazhdimisht frikë se sulmet në tokën ruse do të provokonin një përgjigje agresive nga Kremlini dhe do të thellonin ose zgjeronin konfliktin, kështu që Uashingtoni i ka bindur aleatët të hiqnin dorë nga sulmet në Moskë.

CIA publikoi një raport të ri të klasifikuar vetëm dy ditë para përvjetorit të fillimit të pushtimit, ku thuhej se Ukraina kishte rënë dakord, me kërkesë të Uashingtonit, të vononte sulmet masive kundër Rusisë. Në dokumente nuk thuhet se kush ndërmjetësoi saktësisht dhe pse ukrainasit vendosën të braktisin sulmet.

 

 

Latest articles

Related articles