“Politika, pista kryesore”- Lita: Kishte 3 mijë vota, lidhi marrëveshje me opozitën

Gazetari Lavdrim Lita analizoi në Euronews Albania vrasjen mafioze të biznesmenit dhe eksponentit politik në Shëngjin Ardian Nikulaj.

Lita tha se pista e vrasjes politike është ndër më kryesoret, pasi i ndjeri ishte një person me reputacion në zonë dhe sapo kishte ndërruar partner politik në zgjedhjet lokale.

Sipas Litës, Nikulaj kishte shkëputur marrëdhëniet me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe në zgjedhjet lokale kishte bërë marrëveshje me kandidain e opozitës Pashkë Gjoni.

Gazetari nënvizon se Nikulaj kishte tenderin e pastrimit të Shëngjinit dhe punësonte qindra familje, të cilat ishin dhe mbështetja më e madhe e tij politike. Ky rezervat votash ishte mjaft deciziv për rezultatin në zgjedhje, theksoi Lita.

Ngjarja është shumë e rëndë sepse pista politike qëndron mbi të gjitha pasi i ndjeri Ardian Nikulaj sapo kishte ndërruar partner në politikën lokale. Nuk mbështeste më Pjerin Ndren, kryebashkiakun e Lezhës dhe i kishte ofruar mbështetje kandidatit të opozitës Pashkë Gjoni me të cilin kishte bërë dhe një marrëveshje politike për 4-vitet e ardhshme. Edhe në sondazhe Pashkë Gjoni rezultonte disa pikë më përpara dhe kjo vdekje do të ndikojë realisht në rezultatin përfundimtar në zgjedhje. Sepse viktima ishte një person më ndikim të jashtëzakonshëm dhe kiishte deri në 3 mijë vota. Zotëria në fjalë kishte tenderin e pastrimit të dhënë nga Pjerin Ndreu dhe kjo ishte një burim i pushtetit të tij në aspektin elektoral pasi punësonte qindra familje”, tha ai.

Latest articles

Related articles