PD, Bejko takon qytetarët e Njësisë 9: Ofrojë zgjidhje për problemet në Tiranë

Kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj së bashku me kandidatin e PD-së për kryetar të bashkisë së Tiranës Roland Bejko, këtë të dielë kanë qenë në Njësinë 9.

Bejko në fjalën e tij është shprehur se shumë herë e pyesin se pse kandidon për bashkinë e kryeqytetit dhe i thonë se ka sakrifikuar,. Por që në të vërtetë sipas tij kandidatura e tij është si detyrim pasi ai ndodhet aty sa herë që partia dhe bashkëpuntorët kanë nevojë.

Sipas tij politika është një bashkëbisedim për të arritur një qëllim dhe vendosur objektivat që ato vendosin për të bërë të mundur bindjen e qytetarëve që përmes votës të marrin dhe pushtetin.

“Më pyesin se pse kandidove në Tiranë nga kushtet që është PD-ja, për respekt kam thënë se kam bërë sakrificë por në vetvete nuk e shikoj si të tillë, pasi kur politikën e ke pasion dhe e ushtron si misionar dhe jo kalkulues financash dhe karriere e ke si detyrim të jesh aty sa herë që partia ka nevojë për ty. Partia është bashkëbisedim për të nxjerrë një qëllim dhe për të realizuar ato objektiva që ka nevojë. Ky është i gjithë zinxhiri i marrëdhënies së politikanit me mbështetësit.

Tirana ka qenë një qytet i përbërë nga njerëz të mrekullueshëm. Jam këtu për të bërë një model për të ndryshuar Tiranën. Të ndryshojmë Tiranën që e kanë bërë të pabanueshme, oligarkia politike me atë ekonomike bashkë me krimin e organizuar duke bërë një qendër dhe gjithçka të vërtitet rreth asaj qendre.

Kur PD-në e mori Basha, endrrat e Ramës u thyen në mes, sepse ishte një tjetër projekt për një Tiranë më të madhe dhe që të merrte frymë, dhe u rikthye sërish projekti i vjetër me ardhjen në krye të Erion Veliajt, ai nuk bëri asgjë tjetër vetëm zbatoi urdhrat e shefit të tij, pasi kishte detyrime ndaj oligarkëve që i kishte krijuar Sali Berisha në mandatin e dytë ”, ka thënë Bejko.

Latest articles

Related articles