Rama aludon për Berishën: Lali ka lindur me këmishë, i gjejnë kandidatë të lodhur. Nuk e di pse ndodh kjo

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të bëjë një fushatë elektorale të qetë dhe pa zhurmë, por mbi të gjitha miqësore me mjedisin.

Gjatë fjalës së tij, në çelje të fushatës elektorale, numri një i PS-së u kërkoi kandidatëve të PS-së të heqin dorë nga metodat e vjetra duke ngjitur postera nëpër rrugët e qyteteve, pasi sipas tij kjo është një ndotje e madhe për mjedisin.

Shefi i qeverisë komentoi garën në kryeqytet, ndërsa nuk kurseu batutat me premtimet e kandidatit të “Folotores” për Tiranën, Belind Këlliçit.

“Do e nisim këtu, me 61 pemë, nga donacioni ynë, për Bashkinë e Tiranës dhe Lali Erin, i cili ka lindur me këmishë, kuptohet. E duan të tërë dhe e duan të gjithë. E duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur dhe nuk e di si ndodh kjo, dhe këtë herë i kanë gjetur një kandidat sikur i ka humbur fizarmonikën. Mua kështu më duket. Shikojeni kur thotë: do ju bëj transport falas. Më duket tamam sikur thotë: po ma gjetët fizarmonikën, unë do tu bëj një xhiro pa lekë”, tha Rama.

Latest articles

Related articles