Berishën e tradhtojnë nga brenda!

Ambasada amerikane në Tiranë ka nxjerrë disa foto të takimeve me liderët politikë dhe deputetë të Senatorit amerikan Steve Daines, ku mes tjerash edhe një darkë me Agron Shehaj dhe Majlinda Bregu. Dy të fundit janë eksponentë të zëshëm të Sali Berishës në Foltore dhe ruajtë pozicione atangoniste me Partinë Demokratike zyrtare.

Megjithatë duket pak e çuditshme, që lideri i tyre, Sali Berisha shan përditë ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe lidershipin e DASH, ndërsa Agron Shehaj shfaqet krah ambasadores.

Mesazhi për Sali Berishën që të hapë krahun është i qartë:

Sali vetëm Basha u tregua i drejtpërdrejtë me ty, këta të tjerët po ta fusin pas shpine. Shaje ti ambasadoren amerikane, Agron Shehaj, në krah të saj. Dhe ti e di se pa të sharë ty këta nuk rrinë dot në krah të saj. Por natyrisht të nxjerrin bllof edhe para qytetarëve se ti je e keqja dhe jo SHBA. E njëjta gjë me Gjermaninë.

Shkojnë sejmenët  e tu dhe të shajne ty, se s’kanë çtë bëjnë. Nxjerrin dhe foto nëpër fb për tu treguar shqiptarëve që vetëm ti je i padeshiruar nëpër botë. jo ata. Kjo është fiks thike pas shpine apo si ke qejf ta quash ti besëprerje.

Basha ta tha në sy se je i padëshiruar për partneret strategjike, dhe s’ta punoi si këta që mezi presin të kullosin atë copën tënde pas teje duke të pështyrë natën e lëpirë ditën. Eh si u katandis kokoshi në një thelë!

Latest articles

Related articles