Pse Bashkia Lezhë vepron kështu?


Indrit Vokshi

Në të gjitha fetë dhe kulturat, bamirësia kryhet në fshehtësi. Kuptimi i fshehtësisë është se bamirësinë duhet ta dijë vetëm Zoti, pasi bamirësia bëhet për hirin dhe hatrin e Zotit.
Shumë politikanë, përfshi këtu edhe Bashkinë Lezhë në ketë rast, nuk bëjnë bamirësi për Zotin por bëjnë imitim të bamirësisë, për votat – prandaj e publikojnë.
Në momentin kur e publikon, ajo nuk quhet më bamirësi, quhet fushatë elektorale me mjerimin.
Do doja që të zhduket kjo tendenca e poshtërimit të të varfërit duke i rrasur kamerat e aparatet në strofollën e skamjes.
E nuk e kam ekskluzivisht partiake kritikën. E kam marrë inat edhe Lulzim Bashën kur gjatë fushatës i hapi dikujt frigoriferin; gjoja shikojeni ju sa i varfër ky, ska gjë në frigorifer. Kam thënë, fali 1 milion lek në fshehtësi, nëse je prekur aq shumë. Dhe kur të marrësh pushtet, qeveris me drejtësi.
Më ka ndodhur edhe vetë kur më ka rastisur të çoj ndihma. Më pati thënë një gazetar; a do bësh një deklaratë nëse do? I kam thënë; shko ere kungull, takami i Erion Velisë të dukem unë ty?
E kuptoj që politika është e pamëshirë. Ka një shprehje për Mesjetën e cila thotë: Politika u martua me fenë për t’i dhënë pushtetit fytyrë sadopak njerëzore. Megjithatë, sado e pamëshirë politika, ka vend për humanizëm. Mos shkoni kaq larg.

Latest articles

Related articles