Ja arsyet pse gratë shqiptare preferojnë lindjet me operacion

Gratë shqiptare preferojnë më shumë lindjet me operacion, sesa ato në mënyrë natyrale. Sipas specialistëve, edhe pse jo në shifra shumë të larta si nëpër Evropë, trendi vjen gjithnjë e në rritje në maternitetet publike.

“Në statistika është 38%, dua të theksoj që kjo lloj dukurie nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Ka vende që mund ta kenë 50% lindjen, domethënë gjysma e grave lindin me operim dhe gjysma lindje normale.Ky trend është në këtë qasje dhe arsyet janë të shumta.”

Disa nga faktorët që ndikojnë janë karriera apo dhe familja e vogël theksojnë specialistët.

“Më shumë mendoj se janë nënat që ndjekin karrierë, një shtatzani e dëshiruar normalisht e ka përfundimin drejt lindjes me operacion, ndoshta ndonjëherë dhe për sigurinë e personelit. Zgjedhin të jenë familje me numër të vogël fëmijësh, në një kohë pak më të largët nga normalja e fillimit të një shtatzënie.”

Lindje me operacion apo natyrale? Ja çfarë rekomandon mjekja.

“Zgjedhja më e mirë do të ishte një lindje normale, është bashkëpunimi me pacient sepse nëse një grua nuk e kultivon mendimin se përfitimi nga lindja normale janë shumë më të mëdha sesa ajo me operacion, normalisht kur ndodhet para fenomenit të lindjes është e papërgatitur.”

Shifrat e lindjeve me operacion mund të jenë edhe më të larta, pasi një pjesë e konsiderueshme e grave i drejtohen edhe spitaleve private brenda dhe jashtë vendit.

Latest articles

Related articles