Qëllohen për vdekje 4 fëmijë në Brazil. Presidenti Lula: Dhimbje e madhe për vendin

Brazil, qëllohen për vdekje 4 fëmijë. Presidenti Lula Da Silva: Dhimbje e madhe për vendin
Të paktën katër të mitur janë qëlluar për vdekje në një kopsht fëmijësh në qytetin Blumenau në Brazilin jugor.

Zyrtarët e spitalit thanë se fëmijët e vrarë ishin të gjithë nën moshën tre vjeç.

Policia bëri të ditur për mediat lokale se autori 29-vjeçar ishte dorëzuar vetë tek autoritetet. Guvernatori i shtetit Santa Catarina – ku ndodhet Blumenau – ka shpallur tre ditë zie, transmeton BBC.

Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva shkroi në Twitter se “nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një familjeje që humbet fëmijët apo nipërit e saj, aq më tepër kur është përmes një akti dhune ndaj fëmijëve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen.

Latest articles

Related articles