Prof. Kalemaj: Dyshja Këlliçi-Alimehmeti janë në mbrojtje, Veliaj është në sulm

spot_img

Politologu Ilir Kalemaj, teksa komentoi në MCN Live garën për Tiranën, tha që Veliaj duket sikur është në sulm, ndërkohë që dyshja Këlliçi-Alimehmeti janë në mbrojtje. Gjatë diskutimeve me Ilir Alimehmetin, Kalemaj theksoi se opozita duhet të jetë në sulm dhe nuk mjafton fushata qytetare dhe me tone të ulëta, që është bërë dikur nga mjeku Halim Kosova. Ndërsa përmend rrjetin e patronazhistëve dhe aktivistëve te PS, Kalemaj e konsideron garën si të pabarabartë dhe me mjete tërësisht të pabarabarta.

Unë e kam simpatizuar kandidaturën e Ilirit (Alimehmetit) në Tiranë. Tani në këto momente mund të them që duket sikur Veliaj është në sulm ndërsa dyshja Këlliçi-Alimehmeti janë në mbrojtje. E them këtë në disa pikëpamje. Në sondazhe doli që njëherë 25 dhe një herë 27 për qind nuk e njohin Këlliçin, janë të përgatitura si sondazhe, por kanë efekt.

Janë një hap para në kryerje sondazhesh, janë tre hapa para në fillimin e fushatës, katër hapa para sa i përket…Nëse PD s’di ku ka listat, ata jo vetëm kanë listat, patronazhistët 9200, por kanë shkuar të aktivisti. Janë 8300 veta që punëson bashkia e Tiranës, secili duhet të sjellë deri në 14 persona të regjistruar me karta identiteti që dihen se ku do votojnë. Kanë një rrjet patronazhistët të shtrirë te çdo administrator pallati. Është një luftë krejtësisht e pabarabartë, me mjete tërësisht të pabarabarta, dhe po të isha unë në opozitë, ju duhet të ishit në sulm dhe ai në mbrojtje. Për shumë arsye, Tirana është qyteti më i shtrenjtë në Europë, po të mos quajmë Moskën që s’është Europë dhe Beogradin, ku duhen 37 vjet për një individ, apo 17 vjet për familje për të blerë një apartament. Që është qyteti më i ndotur në Europë, ku paguhet për një incenerator që s’ekziston, ku njerëz duhet të kishin shkuar në burg për këtë fakt. Tirana është qytet i pajetueshëm, ku nuk çan dot përmes trafikut, ku s’ke një vend parkimi, s’ke hapësira të gjelbra, s’ke shkolla dhe kopshte. Ka kaq shumë problematika, të cilat po të ngrihet me kurajo qytetare…Prandaj them në sulm, jo në kuptimin që do rrahin Erionin, por në kuptimin e sulmit politik.

Nuk mjafton një fushatë qytetare me tone të ulëta, e kemi parë këtë situatë, e ka kryer doktori tjetër që natyrisht mori rezultat të mirë në atë kohë 125 mijë vota. Ishte edhe fakti që kishte 3-4 kandidatë të tjerë. Bojaxhi mori 16 mijë vota. Ke po kaq kandidatë në lojë që do ta përçajnë votën e djathtë. I vetmi që mund të ‘hajë’ vota nga e majta është Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë. Ke një kandidat të Lëvizjes Thurje te pjesa jo sistemike, kundër establishmentit. Është një garë shumë e vështirë që kërkon shumë më tepër ton”.

Politologu është i mendimit se kryepremtimi i opozitës s’duhet të ishte transporti publik falas, që është një politikë e majtë. Ai konsideron si problem akut të kryeqytetit faktin që do rrafshohen pallatet mbi 50-vjeçare.

A duhet të ishte kryepremtimi autobusët falas?! Ndërkohë që këtu autobusët kanë probleme se çdo ditë po bëjnë aksidente, s’kanë orar. S’është platformë e djathtë, është e majtë, mund ta nxirrte Arlind Qori me Lëvizjen Bashkë.  Vetëm Luksemburgu e ka transportin publik falas. Problem akut i qytetarëve të Tiranës është fakti që do rrafshohen të gjitha pallatet 50-vjeçare. Rrezik madhor janë që ata do dalin në rrugë. Kjo duhet të ishte kryefjala juaj. Mund ta mbani të gjithë fushatën në këtë pikë, te transporti publik falas, por kjo do t’u dëmtojë si Bashën me tramin”.

Latest articles

Related articles