Berisha sulmon SPAK për interesat e familjes së tij

Sali Berisha dhe familjarët e tij janë në dyert e SPAK për një sërë dosjesh: Gërdeci me 26 viktima, tjetërsimi i klubit Partizani, trafiku i fishekëve kinez, 8 janari, etj. Frika e hetimit dhe përparimit të dosjes detyron herë pas here Berishës, familjarët e tij dhe të tjerë bishta të sulmojnë SPAK, si trysni ndaj drejtësisë dhe prokurorit Altin Dumani.

Ai e ka pranuar vetë me datë 10 maj 2022.

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, ish kryeministrit Berisha i shpëtoi goja duke pranuar se i bën presion SPAK, bashkë me Metën. Ai e bëri këtë koment teksa komentoi deklaratat e Ramës dhe Manjës.

“Le të hapin 30 po ti bëjë. Mua të më mbajnë në presion ata? I mbaj unë në presion ata. Kanë vite që kërkojnë dhe nuk gjejnë asgjë. Kanë tmerr nga unë dhe Meta. Në opozitë do të jemi bashkë. Edhe për Metën le t’i nxjerrin” – tha Berisha.

 

 

Latest articles

Related articles