Kapen 80 kilogramë lëndë narkotike kanabis në Kapshticë, ishin fshehur në një rulot

80 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë kapur në pikën kufitare të Kapshticës, në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Droga ishte fshehur në një mjet rulot ka qenë duke udhëtuar drejt shtetit helen dhe drejtohej nga një shtetas rumun.

Menjëherë është bërë e mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit, identiteti it ë cilit nuk bëhet i ditur, ndërkohë që nuk dihet destinacioni i drogës.

Latest articles

Related articles