Nr. 2 i KE të hënën në Tiranë. Ja axhenda e bisedimeve

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, i cili është i ngarkuar i posaçëm i Bashkimit Evropian sa i takon marrëveshjes për agjendën e gjelbër dhe ligjet evropiane mbi klimën do të vijë të hënën në Tiranë.

Me një qëndrim dyditor në vend, Timmermans pritet të zhvillojë takime me rëndësi dhe të shtyjë çështje si tranzicioni i gjelbër në Ballkan, përmirësimi i klimës së turizmit dhe hapat që duhen ndërmarrë nga ndryshimet klimatike.

Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Komisioni Evropian, zëvendëspresidenti do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, si edhe do të zhvillojë takime me përfaqësues qeveritarë dhe sipërmarrës.

Ditën e parë, Zëvendëspresidenti Ekzekutiv do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai do të takohet gjithashtu me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili dhe do të ketë një tryezë të rrumbullakët me organizatat e shoqërisë civile mjedisore.

Në mbrëmje ai do të mbajë një fjalim kryesor në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit “E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri (FESTA)” .

Më tej, të martën, ai do të ketë takime me Kryetaren e Komisionit të Integrimit në BE pranë Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku.

Latest articles

Related articles