Sekuestrohen 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë. EMRI

Policia e Tiranën ka vënë në pranga një 31 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tij pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike të llojit heroinë.

Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Fusha e kuqe”, është bërë i mundur sekuestrimi i 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë dhe është vënë në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet heroina, shtetasi Armando Papa 31 vjeç

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.

Latest articles

Related articles