Makina që transporton para përfshihet nga flakët në Autostradë


Makina një kompanie private që transporton para, ësht përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se mjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme, nga ana e shoferit dhe e pasagjerit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa Policia dhe foract zjarrfiëkse mbëritën menjëherë në vendngjarje, ku këta të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Bëhet me dije se në momentin që mjeti mori flakë, nuk kishte para, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik.

Latest articles

Related articles