Mungesa reale e zyrtarizimit…

Nga Zef Ndreka

Në thelb, mungesa e zyrtarizimit të PD-së është pasoja e humbjes së radhës të opozitës dhe demokratëve në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor.
Në pikëpamjen ligjore, formalisht pas datës tre mars, vendimi i gjykatës së Apelit ishte thjeshtë një litar i hedhur politikisht.
Ta kapë kush ta kapë PD-në!
Rikthimi në gjykatën e faktit të Tiranës për ta shqyrtuar në themel çështjen e zyrtarizimit të PD-së, ishte, as më pak e as më shumë, një trullosje tjetër për demokratët dhe opozitën, që dërgon ujë në baçën e Ramës.
Më tej, filluan cicmic-ët me opinione të kryetarit të KQZ-së, duke sjellë vonesa e tallje me dy palët e interesuara të forcës politike, të PD-së dhe Foltorës pa vulë e të pa legalizuar si parti.
E gjitha kjo ka patur një skenar të mirë menduar nga përfaqësuesit e trekëndëshit Berisha-Meta-Rama!
Dhe ja arritën qëllimit!
PD-në e futën në ceitlos, duke mos i dhënë mundësi të bënte koalicion me partitë e tjera opozitare dhe nga ana tjetër formalizuan koalicionin e turpit Berisha-Meta nën drejtimin e spiunit IM.
Gjithë kjo skemë, ka vetëm një qëllim:
Të ruhet trëkëndëshi politik, të trafikohen votat e demokratëve majtas, të kemi pozitë dhe opozitë të majtë në Shqipëri!
Kështu, do të vazhdojë loja politike brënda tyre, brënda llojit, por me vota demokratësh brënda.
Ato vota, sado të jenë, do të rezultojnë një ditë si “minë me sahat” për trëkëndëshin e tyre, por me pasojë: humbjen e kohës për opozitën dhe për vendin.
Përgjegjësit e kësaj situate të pazakontë në politikë sigurisht janë drejtuesit politik. Kryesori mbetët edhe pak javë Sali Berisha. E ndjek fatin e tij Ilir Metaj e më pas Rama i cili mbetët përfituesi i madh, padrejtësisht.
PD-ja sot gjendet e përçarë, e copëtuar si asnjëherë më parë. I ngjan një anije mbushur me demokratë në mbytje, në fundosje. Ilir Metaj e shikon anijen dhe po tenton ta vjedh me ndihmën e Berishës, por që po fundosën vetë brënda. “Shpëtimtari” Rama nga sipër, bën sikur po i shpëton duke hedhur litarin me kujdesin që ta kapë atë Berisha e të mbytet Alibeaj. Sepse garën me non grata-t e ka të fituar.
Rikthimi në gjykatën e faktit për t’u gjykuar me themel, e mban PD-në pezull, të coptuar, të përçarë, të shkatërruar. Opinionin dhe votuesit po ashtu.
E gjitha kjo sitatë ka një fund. Ajo do të përfundojë me datën 14 maj. Kjo do të jetë dita e fundit e përballjes brënda llojit e Berisha-Meta-Rama.
Për opinionin tim, bazuar edhe në pritshmëritë dhe sondazhet, Rama fiton 54 deri në 56 bashki. Do të jetë një termet i fortë, sidomos për Berishën.
Tërheqja e PD-së zyrtare nga gara me kandidatë zyrtarizoi në një kuptim foltorën. Megjithatë, pas datës 14 maj, albia e humbjes nuk do jetë PD-ja zyrtare, nuk do jenë Alibeaj e Basha. Demokratët e mashtruar e të zhgënjyer do e kuptojnë edhe pse me vonesë.
Data 14 maj do jetë fundi, do të preket dyshemeja për t’u ringritur. Kjo datë do të jetë dita e “zyrtarizimit” pa patur nevojë për vendim gjykate…

Latest articles

Related articles