Berisha që nuk dinte emrin e baxhanakut në Gërdec, akuzon për vëllain e Alibeajt

Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët është shprehur se ajo që quhet “përçarje e opozitës” nuk është e tillë, por është “pengmarrje”.

Njeriu që nuk dinte emrin e baxhanakut të tij (Muhamet Hoxha) që çmontonte predha me fëmijë në Gërdecin me 26 viktima dhe trafik armësh, flet me kompetencë për pengje dhe vëllanë e Enkelejd Alibeajn.

Për Enkelejd Alibeajn, Berisha tha se ndan të fshehtat me Edi Ramën dhe për Berishën, kjo është arsyeja pse sipas tij, ai mbahet peng për një çështje që ka lidhje me vëllanë e tij.

Sali Berisha: Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng.

Berisha nuk foli për fjalimin e Edi Ramës në 2 mars bënë parlament ku i kujton pers8nin Z, Y dhe ML. E ka qepur gojën siç di vetëm ai.

Latest articles

Related articles