Ku ndryshon PS nga PD në 2023 – REDAKSIONALE

Ka shumë arsye pse Partia Socialiste është në vitin e 10 të qeverisjes dhe shfaqet sërish si një forcë dominuese, e vështirë për ta larguar nga pushteti. Nuk është vetëm lidhja me krimin, oligarkët apo punësimi në shtet. Këto i kishte edhe Berisha në 2005-2013. Dy të para Sali Berisha i ka akoma dhe këtë e faktoi Non Grata Britanike, për lidhje me krimin e organizuar, posaçërisht B9.

Duhet pranuar se forca që e mban në këmbë vazhdimisht parti Socialiste, më e vjetra në vend, është në fakt aftësia që ka për t’u rigjeneruar e për të qarkulluar elitat.

Shikoni emrat që drejtojnë degët e PS, emrat e këshilltarëve apo kandidatëve për Bashki, madje edhe ministrat i merr nga Kosova apo pa lidhje me PS.

PD nuk e bën këtë. Është Berisha i 1990. Është Tritan Shehu 1990. Jozefina e 1997. Mond Spaho. Fosile demokrature. Janë aq rëndë sa në Foltore kanë vënë kandidat për kryetar Bashkie, ish kryetar komune super të korruptuar në qarkun Elabsan. Ka vënë drejtues politik të degëve të Tiranë super drejtorin e korruptuar të hipotekave. Kafshëri politike. Sabotim për Belind Këlliçin.

Gramos Ruçi hapi krahun, si Dokle, Pëllumbi, Nano, etj.

Kurrë Tritan Shehu, ylli i politikës apo Nard Ndoka. Për të tjerët skemi ça themi. Janë ish drejtorë të korruptuar, ish ministra të korruptuar dhe produkte Sigurimi.

Lulzim Basha nuk arriti dot të bënte oborrin e tij. Nuk u kujdes për rrënjët e tij dhe për këtë pagoi faturën politike. Tët tjerët janë vite larg në lojën e pushtetit.

Latest articles

Related articles