36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, gjendet pa shenja jete në një përrua në Mat

Shtetasi 36- vjeçar me iniciale A.M që ishte shpallur në kërkim nga policia pas kallëzimit se ishte larguar nga banesa, dhe se kishte probleme të shëndetit mendor, u gjend pa shenja jete në një përrua në Mat në fshatin German.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit

Latest articles

Related articles