Kremlini: Gjermania po përfshihet gjithnjë e më shumë në konfliktin në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se Gjermania po përfshihet gjithnjë e më shumë në konfliktin në Ukrainë.

Kjo deklaratë e tij vjen pas lajmit se Berlini po planifikon të rrisë shpenzimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën, nga 3 miliardë euro në më shumë se 15 miliardë euro në vitet e ardhshme.

Teksa është pyetur se si vendime të tilla mund të ndikojnë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Gjermanisë, Peskov tha se marrëdhëniet dypalëshe aktualisht “lënë shumë për të dëshiruar’’.

Ndërkohë, tanket e para britanike dhe gjermane kanë mbërritur në Ukrainë. Pas një kërkese të gjatë nga Kievi, tanket Challenger dhe Leopard janë gati për përballjen me sulmet ruse.

Latest articles

Related articles