“Rrugorja” e Tiranës me “dorë të hekurt” 9 të arrestuar, mijëra gjoba në një javë

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të javës që lamë pas. 9 persona janë arrestuar dhe janë pezulluar 65 patenta.

Sakaq është treguar me “dorë të hekurt” sa i takon gjobave ku janë vendosur me mijëra brenda nje jave.

Njoftimi i policise:

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Gjatë javës që lamë pas 9 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

65 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 613 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

283 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

661 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 317 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Latest articles

Related articles