Në përkujtim të heroit Arjan Sala, shpëtoi nga flakët 25 persona në qëndrën tregtare

Arjan Sala, heroi i 25 qytetarëve dhe i gjithë Shqipërisë, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët në 26 mars 2021. 33-vjeçari, prej 5 viteshte punon në qendrën tregtare si punonjës i sigurisë.

Të gjithë sot duhet të kujtojmë dhe të shkruajmë për heroin Arjan Sala që shpëtoi 25 njerëz dhe vetë vdiq në një nga magazinat e një Qendre tregtare pasi ra zjarr …
Të gjithë sot duhet të kujtojmë tragjedinë që i mori jetën një njeriu të pafajshëm që dha jetën e tij duke shpëtuar njerëz të tjerë të pafajshëm .
Ne përfundimisht jemi një popull që na i ka “veshur” sytë politika dhe asnjëherë nuk shkruajmë e kujtojmë heronj të vërtetë , për njerëz si Arjani .
Sot media totalisht fliste për fushatat elektorale nga mëngjesi deri në darkë .
Sot media flet për Big Brother për “personazhe “ që që sillen si klloun në studio televizive .
Sot media flet për ShowBizz-in dhe “personazhet Vip “ pa talente duke arritur aty ku janë nëpërmjetë rrugës më të shkurtër , ku të gjithe e dimë ( shumica ) .
Përfundimisht ne jemi një popull që vlerësojmë dhe ngrejmë në piedestal njerëzit e gabuar , dhe kurrë njerëzit si Arjani , që shpetoi jetën e 25-vetave .
Edhe pse nuk ka më vlerë , ai duhet të konsiderohet HERO nga të gjithë !
Ngushëllime familjarëve,
I përjetshëm kujtimi i tij pasi emri i Arjan Salës nuk do vdesë kurrë !

Latest articles

Related articles