Banorët bisedojnë me Lorencin: Kaloi, mos e vrit mendjen!(Video)

Lorenci i sqaroi banorëve deklaratën që ai bëri në “Prime” e kaluar. Ai i tha banorëve që nëse do e kishte bërë atë deklaratë për të tërhequr vëmendje, shumë thjeshtë mund të krijonte një lidhje me një vajzë brenda.

Ai tha se nuk e kishte studiuar shumë mirë këtë lojë dhe nëse do e kishte bërë, do kishte krijuar një strategji më të fortë.

Lorenci i tha banorëve se ai nuk ka bërë asgjë për lojë dhe se me këtë gjë që tha, në radhë të parë nxjerr keq veten e tij, e pastaj Keisin.Lorenci shtoi se nëse ai dhe Keisi do kishin ende diçka jashtë, kjo e fundit kurrësesi nuk do krijonte një marrëdhënie brenda me Kristin.

Ai tha se nga e gjithë kjo histori, i vjen shumë keq që ka nxjerr keq Keisin.

Latest articles

Related articles