Cilat janë “Pro” dhe “kundra” hyrjes në zgjedhje në 61 kandidatë! – një ANALIZË

Partia Demokratike prej tre ditësh është në një debat të brendshëm në lidhje me rrugën që duhet të ndjekë për zgjedhjet e 14 majit. Ka një grup brenda PD që gjykon se më racionale do të ishte mosfutja në zgjedhjet e 14 majit me kandidatë për të mos i dhënë alibi Sali Berishës dhe lëvizjes anti-perëndimore.

Grupi tjetër është ai që mendon se PD duhet të futet në 61 bashki me kandidatët e saj për tu përballur me Ramën dhe padyshim më shumë me Berishën. Një logjikë e tillë është ajo që mund ti përshtatet më shumë një force politike të lodhur nga dhunimi konstant i Berishës.

Ky debat që është i vonuar por gjithsesi parimor ka nxitur një lloj debati të fortë në radhët e PD zyrtare në bazë. Aq sa demokratët kanë nisur të akuzojnë për shitje apo blerje pjesë të PD duke i akuzuar me të njëjtën termimologji që dikur i kanë akuzuar ato.

Kjo duket e padrejtë. Shumica e atyre deputetëve që kanë memdim ndryshe në daljen e datës 14 maj kanë qendruar në krahun e PD dhe kanë artikuluar edhe publikisht kundër Sali Berishës. Ata distancimin me Berishën e kanë të qartë dhe nuk do ta ndryshojnë pasi sot ska më kurrgjë për të përfituar nga një politikan i diskretituar që edhe kandidati i tij kryesor e ka zhdukur nga fushata elektorale sepse urrehet nga Tirana.

Prandaj nuk është as demokratike dhe as në favor të PD moderne që të vazhdohen akuza dhe fyerje për deputetë që kanë mbrojtur PD në media. Madje dhe sajesa e heronjve apo rivalëve vetëm përse mendohet ndryshe. Debati që ka tre ditë që zhvillohet duhet të ishte kryer me kohë. Por, PD ka qenë e përfshirë në një luftë të vetëm përballë Don Sali Berishës që ka mbledhur forcat e fundit për të minuar Shqipërinë e për fat të keq po minon PD.

Ndaj ata që kërkojmë heqjen e alibisë besojnë se PD sot duhet shpëtuar duke lejuar Berishën të minojë vetëm Foltoren.

Latest articles

Related articles