Të shtëna me armë në Tiranë, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mëngjes në zonën e Lundrës në kryeqytet.

Mësohet se persona të pa identifikuar kanë qëlluar në drejtim të një banese të pabanuar. Nga plumbat ka pasur vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e këtij sulmi. Policia ka nisur punen per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Latest articles

Related articles