Kolegji i Kryetarëve të PD : Kandidatë për kryetar dhe këshilla në 61 bashkitë e vendit

Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD.
Mbi 90 % e tyre u shprehën të vendosur për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit me kandidatët për kryetar të Bashkisë dhe këshilla bashkiakë në 61 bashki të vendit.

Që nga ora 11.00 deri në 16.00 kryetarët e degëve të PD kanë diskutuar situatën zgjedhore duke këmngulur në përfaqësimin dinjitoz të PD.

Ky është një moment historik për PD dhe krejt politikën e vendit pasi pritet që kjo forcë politike të paraqitet në këto zgjedhje si një alternativë politike, ndryshe nga kasta e vjetër 32 vjeçare post komuniste e politikës shqiptare !

Ky vendim pritet të zyrtarizohet nga kryesia e PD që mblidhet sot më ora 18.OO.

Latest articles

Related articles