Shpëtohen 3 shtetasit e huaj në Vlorë pasi mjeti lundrues pësoi defekt

Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë disa shtetasve të huaj që kishin ngelur në det pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt.

3 shtetasit e huaj ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turqisë ku kishin dhe destinacionin.

Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Latest articles

Related articles