Ja data e finales së Big Brother VIP Albania

Big Brother VIP Albania është kthyer në një fenomen të padiskutueshëm dhe në një nga programet më të ndjekur në Shqipëri.

Ky edicion i dytë i këtij reality show, që ka nisur prej 24 dhjetorit duket se nuk do të përfundojë me 3 prill, kur mbushen plot 100 ditë nga hyrja e banorëve në shtëpi, por më vonë.

Burime ekskluzive pranë Telemedia bëjnë me dije se ky reality show do të zgjatet edhe për më shumë se një muaj dhe pritet që të përfundojë në muajin maj.

E data e finales së madhe është pikërisht 13 maji, që është ditë e shtunë dhe përkon edhe me një ditë para zgjedhjeve vendore. Kjo datë pritet t’ju bëhet me dije banorëve në ditët në vijim, teksa ata do të vendosin nëse do të vijojnë garën edhe për rreth 40 ditë të tjera, apo do ta ndërpresin.

Latest articles

Related articles