Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një videomesazhi për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri dhe ndikimin e tij në jetesën e qytetarëve.
Balliu thotë se, pavarësisht varfërisë së lartë, shqiptarët përballen me një nga çmimet më të larta të karburantit në Europë. Balliu thekson se çmimi i naftës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostove të transportit, ushqimeve dhe shpenzimeve të familjeve.
Deputeti demokrat ia atribuon këtë situatë politikave të qeverisë Rama, duke e akuzuar aëpër abuzim dhe korrupsion dhe duke kërkuar përgjegjësi për barrën ekonomike që po rëndon mbi qytetarët.
Reagimi i plotë:
Shqiptarët janë populli më i varfër në Europë, ndërsa përballen me një nga çmimet më të larta të naftës.
Çmimi i lartë i naftës rrit kostot e jetesës dhe të ushqimeve në Shqipëri.
Kjo situatë vjen si rrjedhojë e abuzimit dhe korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës



