Sherri për pronat| Kërcënon me kallashnikov bashkëfshatarin ,arrestohet (EMRI)

Dibër- Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi kërcënoi bashkëfshatarin për motive pronësie.

Ai u kap pas njoftimit se në fshatin Vrenjt, kishte qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kërcënuar bashkëfshatarin e tij.

49-vjecari i identifikuar si Astrit Fishti, u arrestua në fshatin Vrenjt pas konfliktit me 25-vjeçarin M.F., për çështje pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Policia informon se ‘pas marrjes së njoftimit se në fshatin Vrenjt, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, për të kanosur bashkëfshatarin e tij, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti për motive pronësie, është kapur dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi Astrit Fishti, 49 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, Dibër.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 49-vjeçari, në fshatin Vrenjt, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin M. F., 25 vjeç (bashkëfshatar i tij).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles