Ish-agjenti i KGB: Nga një aksident mund të përdoren armët bërthamore

Jack Barsky, ish-agjent i KGB tha në një intervistë ekskluzivë për Euronews Albania se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka gjasa të marrë fund së shpejti.

Ai paralajmëroi se rikthimi i retorikës bërthamore përbën një rrezik shumë të madh, pasi në një situatë lufte do mjaftonte një aksident i thjeshtë që të përdoreshin armët bërthamore. Kjo sipas tij do sillte fundin e botës.

“Tani tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur dhe edhe po të ishte një situatë lufte, do mjaftonte një aksident i thjeshtë që të përdoreshin armët bërthamore. Personalisht mendoj se një sulm aksidental me armë bërthamore do kishte menjëherë një reagim dhe kjo do sillte fundit e botës dhe nuk e ekzagjeroj këtë. Në situatë lufte mund të vdesësh menjëherë dhe duhet të marrësh një vendim. Shpresoj që Rusia të ketë një protokoll modern kur duhet më shumë se një person për të marrë vendimin për të përdorur një armë bërthamore”, tha ish-agjenti.

Latest articles

Related articles