SPAK zbarkon në resortin luksoz të Palasës. Dridhen deputetët e Ramës dhe Berishës

SPAK-u nuk bën shaka. Këtë po e dëshmon dita-ditës me veprimet hetimore shumë profesionale që kryen, pa bujë, pa zhurmë dhe me shumë kembëngulje.

Perpara disa ditës prokurorët që po hetojnë dosjen me akuzat për ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj kanë mbërritur edhe në Palasë, konkretisht në Green Coast Resort për të parë konkretisht edhe vilat e regjistruara në emër të tij apo të personave të lidhur me të si ish bashkëshortja apo bashkëjetuesja aktuale.

Nga punonjësit e kompanisë ndërtuese të resortit në fjalë bëhet e ditur se shumë prej tyre, veçanërisht prej drejtuesve te punimeve dhe administratorëve të Green Coast Resort janë marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut ne një nga vilat në pronësi të deputeti dhe janë inreresuar mbi kontratat, pagesat e kryera dhe se si janë kryer ato.

Ata kanë pyetur nëse ka të tjera prona në emër të Arben Ahmetajt apo të personave të lidhur me të, por kanë pyetur edhe nëse kanë vila në pronësi aty politikanë të tjerë.

Latest articles

Related articles