Modelja turke tregon shenjat dhe akuzon futbollistin e kombëtares turke se e ka rrahur…

Aleina Eroglou ka shfaqur edhe shenjat e rrahjes, që ka pësuar nga ish-futbollisti ndërkombëtar turk

TURQI – Batuhan Karadeniz, i cili hyri në histori si “Batu-goal” ishte një talent i madh futbollit turk, që e shpërdoroi talentin e tij për shkak të pasioneve të tij personale.

Karadeniz, i cili arriti të luante për kombëtaren turke dhe Besiktasin, ndërronte ekip pothuajse çdo vit dhe kishte luajtur më pare edhe për skuadrat turke për Olympiakos dhe AEK.

Futbollisti 31-vjeçar po pushton mediat në Turqi këto ditë, për shkak të një ankese për një dhune të ushtruar. Ai akuzohet nga Aleina Eroglou, e cila është modele dhe influencuese në Turqi, madje ka thirrur policinë për ta ndihmuar.

Latest articles

Related articles