VIDEO: Ja momentet kur zv. kryeministri i Kosovës qëllohet me tortë dhe lëng frutash

Dalin pamjet kur qëllohet me tortë me çokollatë dhe me një vazo me lëngfrutash zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Disa prej anëtarëve të Partisë SocialDemokrate e kanë pritur teksa ky i fundit ka qenë duke u futur në një ndërtesë dhe e kanë sulkmuar.

Ky aksion, sipas PSD-së ka të bëjë me kundërshtimin e “Zajednicës”, që sipas tyre tashmë është pranuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin e 18 marsit në Ohër.

Pamjet janë publikuar nga vetë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krahas videos shkruan:

“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”.PSD-ja ka thirrur protestë më 25 mars kundër arritjes së pajtimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhnieve midis dy vendeve.

Latest articles

Related articles