U kap me 324 kg k*kainë në Portin e Durrësit, shoferi i kamionit dënohet me 12 vite burg

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 12 vite burg Nazif Ajrofskit, shoferin maqedonas, i cili përfundoi në pranga në vitin 2021 pasi u kap me 324 kg kokainë në bordin e mjetit që ai drejtonte. Por për shkak se Ajrofski për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 8 vite burg. Sasia e kokainës u kap në port në 18 qershor, të fshehur në serbatorin e kamionit që drejtohej nga Ajrofski.

Kokaina ishte e ndarë në 300 pako, të cilat ishin të stampuara me logo të ndryshme të firmave të njohura të shtëpive të modës, klubeve të futbollit apo imazhin e ëhiskyt të famshëm brazilian, por e gjitha ishte e fshehur në serbratorin e krahut të majtë të karburantit një formë dritarje katërore të mbyllur me kapak dhe të ngjitur me silicon.

Si pasojë, Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Nazif Ajrovksi nga Maqedonia e Veriut, i cili tha se nuk kishte dijeni për sasinë prej 300 kilogramë drogë që u gjet në kamion, duke shtuar se ai kishte dijeni vetëm për ngarkesën me materiale ndërtimi. Kamioni me hekur kishte kaluar nga Serbia në Maqedoninë e Veriut e më pas në Shqipëri, mësohet se priste të nisej me target drejt Italisë ku si destinacion kishte qytetin e Napolit, ku edhe droga do të shitej.

Latest articles

Related articles