Berishës i ka mbetur ora ne 2013, salikrateve ne 2001. Demokratet duhet te ecin me kohen
Sot ne Kavaje, Sali Berisha, mes nje turme kokebardhesh, pleqve dhe te rinjve me mendesi plaku, i shpetoi slogani i harruar i para 15 viteve: “Shqiperia ne moshen e internetit”.
Ky lapsus frojdian tregon per mendesine prapanike te Berishes dhe shpures se tij barbare. Ai i trajton demokratet me fushatat e para 15-20 viteve, i terheq ata me nostalgjine e fitoreve, i mbush me endrra false se regjimi i Rames i ka ditet e numeruara.
Pas protestave pa grinte dhe vendimit te Gjykates me 3 mars, gjithnje e me pak demokrate po i shkojne nga pas kryqezates se deshtuar se doktorit qe ka harruar te mjekoje veten.
Pas tre marsit, lidershipi i Partise Demokratike dhe demokratet e kthjellet e të çliruar nga propaganda leniniste e doktor non grates, duhet te bejne çmos te ndertojne me maturi alternativen politike per shqiptaret. Ka ardhur koha per nje opozite larg fantazmes Berishiste dhe drejtoreve te tij te korruptuar.