Nga Genc Sejko
Ish-futbollisti dhe prezantuesi televiziv Gary Lineker krahasoi politikat e emigracionit të qeverisë aktuale në Mbretërinë e Bashkuar me atë të Gjermanisë së viteve ’30.
Për këtë deklaratë, BBC e pezulloi atë nga prezantimi i programit të tij ‘Match of the day’. Ky vendim u pasua nga një varg dorëheqjesh. Ian Wright refuzoi të merrte pjesë në program nëse ai nuk drejtohej nga Lineker. Po ashtu edhe Alan Shearer. Çdo prezantues sportiv i televizionit refuzoi të zinte vendin e Lineker.
Si përgjigje BBC deklaroi se ajo do ta shfaqte programin pa komente në studio. Duke dëgjuar lajmin bojkoti u përhap edhe më tej. Klubet dhe menaxherët dolën dhe deklaruan se nuk do t’u përgjigjen pyetjeve të BBC-së dhe se asnjëri prej tyre nuk do të jetë i disponueshëm për intervista.
Krahasojeni këtë me mediat në Shqipëri. Ku kryeministri refuzon t’u përgjigjet pyetjeve dhe poshtëron gazetarët dhe kolegët e tyre qëndrojnë aty dhe buzëqeshin.