Radhë të gjata në ambasadë për tu larguar nga Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar radhët e gjata që shqiptarët mbajnë në ambasada për të ikur nga vendi. Në foto duken radhë të gjata njerëzish që presin pranë hyrjes së ambasadave, për të përfunduar procedurat për largimin nga vendi.

“Pamje mjerimi. Shqiptarët mbajnë radhë në ambasada për të ikur nga vendi. E sa duhet të presim të kthejmë shpresën?”- shkruan deputeti demokrat Lefter Gështenja.

Çdo vit, vendi ynë humbet rreth 20.000 banorë. Kujtojmë që gjatë 10 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar 450.000 shqiptarë. Që prej vitit 2011, Shqipëria ka humbur 7.5% të banorëve të saj, sipas shifrave te emigracionit të nxjerra nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Latest articles

Related articles