Çështje lekësh ! – nga Nebil Çika

Po shihja dje një ish pronar gazete, tani drejtues i një emisioni nëTV, që i ulërinte në studio një drejtuesi të opozitës, jashtë çdo lloj etike profesionale dhe edukate qytetare dhe pastaj pretendonte se ishte një “gazetar thjeshtë “.

Mu kujtua një bisedë me të në 1999 që u bë sebep i largimit tim nga gazeta e tij .

Ishte në PD sherri Bersha – Pollo dhe ky kishte marrë anën e Pollos për të përfunduar pak më vonë ne anën e qeverisë socialiste.

Gjatë në debati në gazetë, ku unë nuk isha dakord për ndryshimin e politikën editoriale më tha : “Është opozitë e gjatë nuk rrihet pa lekë ! ” Kaq u desh, u ngrita direkt nga kompjuteri ku po shkruaja ,mora çantën dhe pallton dhe u largova nga ajo gazetë. Tani vetëm qesh kur e shoh të reagojë kaq keq ndaj ndryshimeve politike që kërcënojnë jo vetëm klasën politike por edhe oligarkinë mediatike.
Është gjithnjë çështje lekësh .

Kaq .

Latest articles

Related articles